“Mbase ia kishte marrë Margaritës”, Eva Alikaj tregon dhuratën nga Ndriçim Xhepa

mbase ia kishte marre margarites eva alikaj tregon dhuraten nga ndricim
mbase ia kishte marre margarites eva alikaj tregon dhuraten nga ndricim

E ftuar në emisionin “Living Room” në Vizion Plus, aktorja e njohur Eva Alikaj ka kujtuar me nostalgji fillimet e saj të karrierës, ku për herë të parë përmendi një detaj shumë interesant.

Ajo tha se kolegu i saj, aktori Ndriçim Xhepa i ka dhuruar artistes një make up gjatë xhirimeve, kjo pasi Alikaj ishte shumë e fiksuar me kujdesit ndaj vetes.

Brunilda Lahe: Make up-et ku i gjeje?

Eva Alikaj: Më kujtohet më ka dhuruar njëherë Çimi një make up bojëqejlli, një të vogël, tek filmi “Njeriu i Mirë”. Mbase ia ka marrë Margaritës se unë sa kisha filluar në teatër. Me atë lyhesha pak tek sytë.

Brunilda Lahe: Kaq mjaftonte.

Eva Alikaj: Po, edhe pak buzët.

E pyetur nga moderatorja Brunilda Lahe se ku i gjente veshjet e veçanta dhe pak të guximshme për atë kohë, aktorja tregoi se i bënte vetë. Ajo tha se ka pasur një natyrë pak rebele, por kjo ishte karakteristikë e veçantë për të, pasi publiku ishte marrosur pas saj.

Brunilda Lahe: Po ato veshjet, me ato xhinset pak më ndryshe se vajzat e tjera, si e huaj, ku i gjeje?

Eva Alikaj: I bëja vetë.

Brunilda Lahe: Ashtu?

Eva Alikaj: Po.

Brunilda Lahe: Po xhinset ku i gjeje?

Eva Alikaj: Kisha unë atë kohë, isha pak rebele atë kohë.

Brunilda Lahe: Kishte përjashtime për ju aktorët?

Eva Alikaj: Po ku di unë, më lejonin mua, kisha naze unë.

Brunilda Lahe: Dhe dole e veshur, ashtu nuk të pengonin?

Eva Alikaj: Po, ca pensionistë janë ankuar, thanë çfarë është kjo. Por, populli ishin marrosur, ashtu më donin.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →