ITALI
Koreografi dhe balerin shqiptar Kledi Kadiu së fundmi ka qenë i ftuar në “Verissimo”, në Itali. Aio ka rrëfyer më shumë detaje nga jeta e tij private.
Balerini shqiptar gjithashtu ka folur edhe për sëmundjen e të birit, për problemet shëndetësore të djalit të tij, Gabrielit, i cili u diagnostikua me meningjit pak pas lindjes.
“Nuk ka asgjë më të veçantë se të bëhesh baba në jetën e një burri”- ka rrëfyer Kledi.
Ish-balerini u emocionua përballë Silvia Toffanin duke folur për familjen e tij. Në vitin 2016 ai u bë baba i Léa-s dhe dy vjet më vonë u martua me partneren e tij Charlotte Lazzari, gjithashtu balerinë. Më pas në gusht 2021 vjen Gabrieli, i lindur me një sëmundje të rëndë: meningjit.
[embedded content]
“Do të jetë sigurisht një rrugëtim i gjatë , por ne jemi të kënaqur. Po bëjmë hapa të vegjël përpara”, tha ai.
“Gabrieli është i vendosur, një luftëtar , si unë”, vijon koreografi, duke i shpjeguar Silvia Toffanin se si ka ndryshuar jeta e tij pas diagnozës së të birit.
Ai po më mëson të marr jetën ashtu siç vjen, të përveshë mëngët dhe të shikojë gjithmonë përpara. Është e kotë të fokusohesh në gjëra nga e kaluara që nuk japin rezultat.”
*Meningjiti është një sëmundje që shkaktohet nga një lloj bakteri i veçante (meningoku), i cili prek shtresat mbrojtëse që veshin trurin. Kjo sëmundje shoqërohet me temperaturë, vjellje dhembje të forta koke. Në qoftë se ndihma mjekësore nuk merret në kohën e duhur, i sëmuri edhe mund të ndërrojë jetë.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co