Pas arrestimit javën e kaluar, martesa e Justin Timberlake është në krizë?!

pas arrestimit javen e kaluar martesa e justin timberlake eshte ne krize
pas arrestimit javen e kaluar martesa e justin timberlake eshte ne krize

Gruaja e Justin Timberlake, aktorja Jessica Biel, duket se ka dhënë shenjat se martesa e tyre është në krizë.

Biel, e cila është e martuar me Timberlake që nga viti 2012, aktualisht po xhiron filmin e saj të ri “The Better Sister” në New York City.

Sipas Mirror, ajo është fotografuar në sheshxhirim pa unazën e martesës në gisht.

Kjo vjen pasi Justin u arrestua javën e kaluar në Hamptons ndërsa ngiste makinën në gjendje të dehur.

Pasi u lirua, Justin foli me fansat në koncertin e tij në Çikago, i cili është pjesë e turneut të tij të vazhdueshëm “Everyth I Thought It Was”.

“Ka qenë një javë e vështirë. E di që është e vështirë të më duash ndonjëherë, por ju vazhdoni të më doni gjithmonë,” -u shpreh ai.

Një burim i brendshëm i industrisë tha për US Weekly se ndërsa ai po shfaq një fytyrë të lumtur për publikun, ngjarjet aktuale kanë ndikuar shumë në jetën personale të këngëtarit.

“Albumi nuk shkoi shumë mirë dhe nuk shoh që Justin të ketë role të mëdha aktrimi tani. Thjesht mendoj se Justin ka një reputacion të keq në Hollywood. Ai ka pak ego”, tha burimi.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co