Bardhyli: Kadare, një mendje e jashtëzakonshme. Fat për popullin shqiptar që e kishte

bardhyli kadare nje mendje e jashtezakonshme fat per popullin shqiptar qe e kishte
bardhyli kadare nje mendje e jashtezakonshme fat per popullin shqiptar qe e kishte

Kolosi i letrave shqipe, Ismail Kadare, u shua në moshën 88-vjeçare. Ndërkohë që Qeveria ka shpallur dy ditë zi kombëtare në nderim të figurës së Kadaresë, ai është konsideruar si një fenomen dhe një personalitet me ndikim të padiskutuar në zhvillimet në Shqipëri dhe Kosovë.

Në emisionin “Open” në News24, Alda Bardhyli, Drejtoreshë e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, tha se ikja e Kadaresë drejt qiejve është një lajm i trishtë.

[embedded content]

“Ishte diçka e menjëhershme, e shpejtë. E mora vesh lajmin në orët e para të mëngjesit, u largova me nxitim drejt spitalit në QSUNT, por nuk arrita ta gjeja në jetë. Mendoj se iku i qetë, në paqe, pasi kishte kryer një detyrë kundrejt kombit shqiptar”, tha Bardhyli.

Ajo tha se Kadare ishte një mendje e jashtëzakonshme, që populli shqiptari pati fatin ta kishte, në momentet e rëndësishme të historisë dhe zhvillimeve.

“Mendoj se drita që la pas do të mbetet”, u shpreh Bardhyli.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →