Shqiperia

UNESCO kritikoi menaxhimin dhe tkurrjen e Butrintit, Ministria e Kulturës dhe Akademia e Shkencave pa asnjë reagim

unesco kritikoi menaxhimin dhe tkurrjen e butrintit ministria e kultures dhe akademia e shkencave pa asnje reagim
unesco kritikoi menaxhimin dhe tkurrjen e butrintit ministria e kultures dhe akademia e shkencave pa asnje reagim

Asnjë nga institucionet shqiptare nuk ka reaguar pas raportit kritik të UNCESCO-s për Parkun Kombëtar të Butrintit. Ndërsa çështja e menaxhimit të parkut po shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese, institucionet shqiptare kanë heshtur pas kritikave të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për trashëgiminë botërore, UNESCO.

Një ditë pas publikimit të raportit kritik të UNCESCO-s për Parkun Kombëtar të Butrintit asnjë nga institucionet shqiptare përgjegjëse ose të përfshira në menaxhimin e Parkut ose arkeologjisë, nuk kanë reaguar.
Gjatë kësaj të premteje, “News 24” ka kërkuar reagim zyrtar nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit si ministria përgjegjëse për parkun dhe pjesë e fondacionit të ri që do ta menaxhojë atë, bashkë me Fondin Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit. UNESCO rekomandon që Ministria e Kulturës të ketë autoritet mbi të gjithë këtë pasuri botërore dhe deri në publikimin e këtij materiali, Ministria nuk ka sjellë një qëndrim zyrtar.

[embedded content]

Në një raport të publikuar nga Zëri i Amerikës, UNESCO thotë se vetëm themelimi i Fondacionit nuk mund të përmbushë rekomandimet për menaxhimim e integruar të Butrintit.
“News 24” ka kërkuar reagim edhe nga Akademia e Shkencave e kryetari i saj që muaj kohë më parë premtoi ta ndiqte çështjen, është kërkuar reagim nga Kryetari i Seksionit të Albanologjisë, Neritan Ceka i cili kohë më parë ishte avokat publik i mbrojtjes së Butrintit, si dhe është kërkuar reagim edhe drejtori i Institutit të Arkeologjisë, Adem Bunguri por pa marrë asnjë përgjigje nga asnjëri prej tyre. Çështja e Butrintit, ka heshtur të gjitha institucionet shtetërore dhe specialistët shqiptarë të arkeologjisë dhe trashëgimisë. Raporti fshikullues i UNESCO-s ju ka kyçur gojën e institucioneve dhe individëve në vend duke shpalosur një panoramë të brishtë të mendimit të lirë dhe strukturave publike.
Çështja e menaxhimit hibrid të Butrintit, nga një fondacion që bashkon Ministrinë e Kulturës me një fondacion privat nis me ligjin e Trashëgimisë miratuar në vitin 2018, kur në krye të Ministrisë së Kulturës ishte Mirela Kumbaro. Plani i menaxhimit u hartua dhe nisi ngritja e fondacionit të ri ndërsa ministria drejtohej nga Elva Margariti, e cila ishte pjesë e bordit drejtues të fondacionit. Ndërsa ministri Blendi Gonxhja ndër takimet e para që mbajti me të marrë detyrën ishte në zyrat e fondacionit Shqiptar-Amerikan.
Raporti i UNESCO-ICOMOS ngre shqetësim të thellë për heqjen nga Parku i Butrintit të rreth 600 hektarëve ku në një pjesë, po ndërtohet aktualisht një resort dhe u kërkon autoriteteve shqiptare të dorëzojnë me urgjencë në UNESCO një plan të qartë masash për mbrojtjen e tij.
Raporti i UNESCO-s kritikon në fakt edhe vetë fondacionin e ri që do e menaxhojë, kur thotë se “vetëm themelimi i Fondacionit nuk mund të përmbushë rekomandimet e misioneve të mëparshme, të Komiteti i Trashëgimisë Botërore dhe vetë Planit të menaxhimit për një menaxhim të integruar të Butrintit, thuhet në raport.
Një grup prej 36 deputetësh opozitarë i kërkuan Gjykatës Kushtetuese që ta shfuqizojë si antikushtetues ligjin mbi administrimin e Parkut Kombëtar të Butrintit.
Gjykata Kushtetuese, në një gjest të pazakontë, pak ditë më parë, bëri një ndryshim të procedurave të saj, duke i kërkuar qeverisë raportin e UNESCO-s dhe rihapjen e seances plenare për Butrintin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts