“Mendoj se jam gati”, Sarah Berisha dhe DJ PM, së shpejti prindër?

mendoj se jam gati sarah berisha dhe dj pm se shpejti prinder
mendoj se jam gati sarah berisha dhe dj pm se shpejti prinder

TIRANE

Sarah Berisha dhe DJ PM mund të bëhen prindër së shpejti. Të paktën, blogerja ka pranuar se ndihet gati.

Sarah ishte e ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake Up”, ku u pyet nëse ajo dhe PM kanë plane për dasmë. Mirëpo, duket ata dëshirojnë të bëhen prindër fillimisht dhe më vonë të bëjnë një dasmë.

“[Dasma] Nuk e di. Është ndër pyetjet që më bëhet më shumë, kjo dhe për shtatzëninë. Nuk kemi akoma një dasmë në horizont. Në fillim kemi më shumë qejf një bebe, pastaj dasma.

Unë e dua shumë një bebe në këtë moment, mendoj se jam gati. Nëse një fëmijë do vijë, e mirëpresim. Por nga vrulli i jetës stepemi dhe janë shumë pikëpyetje që i bën vetes. Mendoj ‘si do jetë jeta ime kur të bëhem nënë?’ Një frikë tjetër është që ke një përgjegjësi shumë të madhe. Ndonjëherë ndihem pak fajtore sepse duket sikur e kam shtyrë unë…”

Sa u përket lajmeve të vazhdueshme të shtatzënisë në media, Sarah tha se mund të jenë nxitur nga ndryshimet që ndodhin zakonisht te vajzat dhe barku i saj mund të ketë qenë pak më i fryrë se zakonisht.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co