Lifestyle

Emma Roberts zbulon arsyen pse nuk ka interpretuar kurrë në një film me hallën e saj, Julia Roberts

emma roberts zbulon arsyen pse nuk ka interpretuar kurre ne nje film me hallen e saj julia roberts
emma roberts zbulon arsyen pse nuk ka interpretuar kurre ne nje film me hallen e saj julia roberts

SHBA

Emma Roberts ka zbuluar arsyen pse nuk ka punuar ende me hallën e saj, aktoren Julia Roberts.

Pavarësisht se i kanë propozuar shumë projekte ku të dyja të luanin së bashku, Emma tha për Variety se ajo kurrë nuk gjeti një projekt perfekt që i përshtatet të dyjave.

Emma, e cila është vajza e vëllait të Julias, shprehu dëshirën e saj për të punuar përkrah hallës së saj.

“Do të doja të gjeja projektin perfekt për mua dhe hallën time dhe e di që do të ketë diçka. Por nuk ka qenë kurrë gjëja e duhur,” tha Emma. “Ajo është më e mira, dhe unë dua të bëj diçka me të. Ne i dërgojmë njëra-tjetrës libra dhe flasim për gjëra, por nuk ka qenë e duhura.”

Edhe pse të dyja luajtën në komedinë romantike të vitit 2010, “Dita e Shën Valentinit”, ato nuk patën asnjë skenë së bashku pasi ishin pjesë e historive të ndryshme.

Ema është një fanse e madhe e punës së hallës së saj, pasi tha: “Unë i shikoj filmat e saj kur jam e qetë dhe jam vetëm, kam filma të saj të shkarkuar në kompjuterin tim që i shikoj për rehati.”

Aktorja zbuloi gjithashtu se filmat e saj të preferuar ku Julia Roberts ka interpretuar janë: “My Best Friend’s Wedding” dhe “America’s Sweethearts”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts