Lifestyle

Pjesë e “Big Brother VIP4”? Reperi shqiptar: Kam refuzuar më shumë se 5 herë

pjese e big brother vip4 reperi shqiptar kam refuzuar me shume se 5 here
pjese e big brother vip4 reperi shqiptar kam refuzuar me shume se 5 here

TIRANE

Emri i reperit të njohur nga Kosova, Cozman, ka dalë disa herë nëpër listat e personazheve që vit pas viti lakohen si të mundur për të qenë pjesë e spektaklit. Edhe këtë verë, lajmet kanë nisur dhe emrat e parë, po ashtu, kanë nisur të përfliten. Në fakt, reperi paska marrë disa herë ftesa, por në të gjitha rastet ka refuzuar për të qenë pjesë.

I ftuar këtë të martë në “Pushime on Top”, së bashku me mikun e tij, Skerdi, Cosman komentoi lajmet e fundit që janë shkruar për të nëpër portale të ndryshme.

Mes të tjerave, për pyetjen nëse e ka konfirmuar pjesëmarrjen në edicionin e katërt të spektaklit, Cosman tha se ftesën e ka marrë më shumë se 5 herë, por e ka refuzuar, sepse nuk e gjen veten në të tillë format, ndaj edhe është i bindur që as këtë herë nuk do të marrë pjesë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts