Shqiperia

Aksident në rrugën Berat-Lushnje/ Toyota i pret rrugën makinës me targa gjermane, plagosen 4 anëtarë të një familje  

aksident ne rrugen berat lushnje toyota i pret rrugen makines me targa gjermane plagosen 4 anetare te nje familje
aksident ne rrugen berat lushnje toyota i pret rrugen makines me targa gjermane plagosen 4 anetare te nje familje

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Berat-Lushnje, në fshatin Moravë. Automjeti tip Toyota i ka prerë rrugën një makinë me targa gjermane, ku udhëtonte familja Berberi

Mësohet se Ëngjëll Berbero, bashkëshortja e tij dhe dy fēmijët 14 dhe 9 vjeç, kanë përfunduar me makinën në kanal.

Ata janë transportuar drejt Repartit të Urgjencës në Spitalin Rajonal të Beratit, ku po marrin mjekim.

Mjekët e spitalit të Beratit konfirmojnë se ata janë jashtë rrezikut për jetën dhe se të katërt kanë pësuar shembje në pjesë të ndryshme të trupit.

[embedded content]

Mësohet se drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin, shtetasi Brahim Agalliu, është shoqëruar në polici për të dhënë deklarimet në lidhje me ngjarjen, ndërkohë që konfirmohet se nuk nga testi Drager, nuk ka rezultuar me prezencë alkooli.

Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të shumtë të policisë rrugore, që po kryejnë edhe këqyrjen e vendit të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts