Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Berat-Lushnje në fshatin Moravë.
Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, pasi një makinë tip Toyota i ka prerë rrugën një makine me targa gjermane, ku udhëtonte familja Berberi.
Siç shihet në pamje, automjeti ku udhëtonte shtetasi Ëngjëll Berber, së bashku me bashkëshorten dhe dy fēmijët 14 dhe 9 vjeç, ka përfunduar në kanal.
Ata janë transportuar drejt Repartit të Urgjencës në Spitalin Rajonal të Beratit, ku po marrin mjekim.
Mjekët e spitalit të Beratit konfirmojnë se ata janë jashtë rrezikut për jetën dhe se të katërt kanë pësuar shembje në pjesë të ndryshme të trupit.
Mësohet se drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin, shtetasi Brahim Agalliu, nështë shoqëruar në polici për të dhënë deklarimet në lidhje me ngjarjen, ndërkohë që konfirmohet se nuk nga testi Drager, nuk ka rezultuar me prezencë alkooli.
Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të policisë rrugore, që po kryejnë edhe kqyrjen e vendit të aksidentit.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co