Presidenti i PL-së, Ilir Meta ka mbështetur kërkesën e kreut të PD-së, Sali Berisha për një qeveri teknike.
Meta, në një konferencë për mediat një ditë pas protestës së opozitës para Kryeministrisë, u shpreh se vendi ka nevojë për qeveri teknike, ndërsa shprehu bindjen se do ta fitojnë betejën.
Ai theksoi se duhet të organizohemn shumë herë më fuqishëm në të gjithë drejtimet, për të imponuar këtë kërkesë, sipas tij, të drejtë.
“Jam absolutisht i bindur se vendi ka nevojë për qeveri teknike, mbështes plotësisht këtë objektiv të shpallur nga lideri i PD-së, Sali Berisha dhe unë jam shumë i bindur që do ta fitojmë këtë betejë sepse udhëhiqemi nga interesi kombëtar, parimet tona janë shumë të drejta dhe të shëndetshme, kanë të bëjnë me rikthimin e sovranitetit tek populli shqiptar.
Na mbetet të organizohemi shumë herë më fuqishëm në të gjithë drejtimet, për të imponuar këtë kërkesë të drejtë”, tha Meta.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co