Lifestyle

Venecia dyfishon tarifën e hyrjes në qytet në kohën e pikut turistik

venecia dyfishon tarifen e hyrjes ne qytet ne kohen e pikut turistik
venecia dyfishon tarifen e hyrjes ne qytet ne kohen e pikut turistik

Venecia dëshiron të vazhdojë të aplikojë pagesën e një tarife hyrjeje për vizitorët ditorë, pas përfundimit të periudhës së provës, programi i parë i këtij lloji në botë, i cili përfundon këtë fundjavë.

”Qyteti planifikon të marrë parasysh kërkesën në çmimin e ri dhe të dyfishojë tarifën nga 5 euro në një maksimum prej 10 eurosh, kur qyteti lagunar të jetë veçanërisht i ngarkuar me turistë”, deklaroi Michele Zuin, një këshilltar bashkiak i qytetit.

Procesi i provës, i cili zgjati gati një muaj, arkëtoi më shumë se dy milionë euro (2,1 milionë dollarë) në arkat e qytetit.

Para së gjithash, të dhënat e mbledhura do të vlerësohen.

Gjatë periudhës së provës, një tarifë hyrjeje prej pesë eurosh, u vendos midis orës 08:30 dhe 16:00.

Vizitorët mund të skanojnë një kod QR nëpërmjet internetit dhe ta shkarkojnë atë në telefonat e tyre celularë për ta paguar.

Me rreth 15 milionë turistë në vit, Venecia është ndër qytetet më të vizituara në botë.

Turizmi masiv sjell shumë para në arkat e qytetit, por shkakton edhe dëme të konsiderueshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts