Bota Sport

Tjetër afrim “big” te Kosova, presidenti Ademi konfirmon arritjen e marrëveshjes me…

tjeter afrim big te kosova presidenti ademi konfirmon arritjen e marreveshjes me



































Presidentit i FFK-së, Agim Ademi, në një lidhje të drejtpërdrejt në emisionin A PLAY në ATV, ka treguar se janë në kontakt edhe me portierin e Ajaksit, Diant Ramaj, për të cilin thotë se e sheh që shumë shpejt do t’i bashkohet përfaqësueses së Kosovës. Ky pritet të jetë një tjetër afrim “big” te Kosova, pas mesfushorit Rexhbeçaj. 

ramaj

“Kemi kontakte të më hershme. Diantit, edhe kur ka qenë më i ri në kategoritë e reja, është një specifikë e jashtëzakonshme, sepse edhe në kontaktin me babën e tyre dhe me përcjelljen e njerëzve tonë, të cilët janë për përcjelljen e lojtarëve, Dianti bashkë më vëllain e tij kanë qenë futbollistë dhe pas një pauze të tij një kohë të shkurtër 5-6 muajshe, është rikthyer dhe është rikthyer me dëshirën e tij si portier dhe ka arritur suksesin e madh.

Jemi në kontakt me babën e tij, i cili është njohës i mirë i futbollist dhe kujdeset për djalin e tij, jemi në kontakt, por fatkeqësisht është lënduar pasi që u stabilizuar në ekipin e tij. Po, jemi në kontakt dhe jemi shumë të interesuar për Dianin dhe e shoh shumë shpejt në ekipin tonë”, tha Ademi.

PANORAMASPORT.AL 

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts