![Babai i Lotinës flet sërish për lidhjen e së bijës me Mozzik: Jam shumë i lumtur 2 babai i lotines flet serish per lidhjen e se bijes me mozzik jam shume i lumtur](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/07/babai-i-lotines-flet-serish-per-lidhjen-e-se-bijes-me-mozzik-jam-shume-i-lumtur.jpg)
TIRANE
Babai i Lotina Hazirit, të dashurës së Mozzik, politikani Lutfi Haziri, ka folur përsëri për lidhjen e vajzës së tij me reperin e njohur. I ftuar në “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim”, politikani i njohur është shprehur se ka kuptuar që familja po zgjerohet dhe është shumë i lumtur.
Haziri zbuloi se vajza e tij e madhe, Kënga, do të martohet në shtator dhe shprehu edhe gëzimin për lidhjen e Lotinës me Mozzikun.
“Kënga kur na ka njoftuar me Fabion, tani në shtator e kanë edhe martesën, ka qenë ajo thyerja më e madhe. Ti e kupton që po ndodh zgjerimi i familjes. E ke pritur shumë kohë të gjatë.
Edhe vendimi i Lotinës tani me Mozzikun, njëjtë na ka bërë të lumtur. Po rritet familja, kjo është me rëndësi… lumturia e tyre, për prindin nuk ka sukses më të madh.”
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co