Lifestyle

Ka hequr dorë nga festivalet? Eneda Tarifa: Janë shpenzim shumë i madh

ka hequr dore nga festivalet eneda tarifa jane shpenzim shume i madh
ka hequr dore nga festivalet eneda tarifa jane shpenzim shume i madh

Është duke jetuar periudhën më të bukur të jetës, qoftë në fushën profesionale, ashtu edhe në atë personale. Por duket sikur, së fundi, Eneda Tarifa është tërhequr paksa nga festivalet. Pjesëmarrja e saj e fundit ishte në vitin 2021, por këtë vit është gati për t’u rikthyer.

E ftuar këtë të martë në “Pushime on Top”, e pyetur pse është shkëputur nga festivalet, Eneda tha se shkëputja nuk ka qenë përgjithmonë: “Vjen një pikë që lodhesh, po jo se lodhesh përgjithmonë. Kam edhe unë tundimet e mia shpeshherë. Kam një këngë që besoj se është fiks për Këngën Magjike dhe e kam dorëzuar në Këngën Magjike. Kështu që (nëse do pranohet), do jem pjesë e festivalit”,– tha Eneda duke shtuar se ka një këngë shumë të bukur.

Po çfarë kanë festivalet dhe sa “fitime” sjellin ata tek artistët?

“Ia vlen pjesëmarrja në festival, sepse është një lançim i këngës në mënyrë fantastike, sidomos festivali i Këngës Magjike ia vlen, sepse vihesh në pozita konkurrimi me pjesën tjetër të kolegëve. Mua më ka bërë shumë punë. Por nuk ia vlen, sepse shpenzon shumë. Shpenzim prej vërteti, me mish e me shpirt dhe para” – tha këngëtarja, ndonëse është e bindur se, sidoqoftë, pjesëmarrja në festival ia vlen gjithmonë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts