Lifestyle

‘U përlesh’ me kandilin e detit, Anitta përfundon me shenja në fytyrë

u perlesh me kandilin e detit anitta perfundon me shenja ne fytyre
u perlesh me kandilin e detit anitta perfundon me shenja ne fytyre

SHBA

Anitta ka ndarë me ndjekësit një incident të frikshëm gjatë udhëtimit të saj në Ibiza. Këngëtarja braziliane po kalonte pushimet në brigjet spanjolle dhe shkoi të eksploronte një shpellë me not që rezultoi në një incident i cili i la shenja të mjekër e parakrah.

31-vjeçarja tha se ndjeu një dhimbje të tmerrshme nga pickimi i një kandili deti ndërsa notonte. “U sulmova nga një kandil deti dhe u përlesha me të. Jam mirë tani”, u tha ajo ndjekësve të saj të shqetësuar.

Më pas, ajo përshkroi ngjarjen.

“Ishte dhimbje që s’e kisha ndier më parë. Ishte thuajse si elektroshok”, shpjegoi ajo duke treguar edhe shenjat e kuqe në fytyrë. “U dogja teksa e godisja. Ishte një përvojë që s’më kishte ndodhur më parë”.

Anitta shtoi se u shpëtua nga dikush që vuri re gjendjen e saj.

Lundërtari hoqi helmin nga lëkura ime me një thikë. Ai e lëvizi me thikë dhe doli helm në ngjyrë kafe. Po qeshja e bërtisja, një përzierje ndjenjash. Pasi përjetova një dhimbje të tillë, më duket sikur mund të përballoj gjithçka. E ndieja që më prekte te fytyra, te goja. Goja u ënjt menjëherë. Çdo gjë është mirë tani. Kisha një dhimbje të padurueshme për të paktën një orë. Ishte e çuditshme.

Këngëtarja e përmbylli duke pyetur ndjekësit nëse shenjat do t’i zhduken.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts