Lifestyle

Telashe për bashkëshorten e Kanye West, jo vetëm gjobë të majme, por rrezikon burg

telashe per bashkeshorten e kanye west jo vetem gjobe te majme por rrezikon burg
telashe per bashkeshorten e kanye west jo vetem gjobe te majme por rrezikon burg

E njohur për paraqitjet e saj shumë provokuese, bashkëshortja e Kanye West, Bianca Sensori, gjen shpesh mënyra nga më të ndryshmet për të rënë në sy. Megjithatë, zgjedhjet e saj të stilit mund ta bëjnë atë të përballet me burgim, gjoba dhe regjistrim të detyrueshëm të shkelësve seksualë për paraqitjen e saj të fundit në Los Anxhelos të hënën.

29-vjeçarja australiane tronditi kalimtarët teksa shfaqej me një rrjetë peshku të tejdukshëm që e la të ekspozuar gjoksin teksa po shkonte për në sallonin Melrose Tanning Company. Pa recipeta dhe e veshur vetëm me të brendshme të vogla ngjyrë bezhë, taka dhe një kapele kamuflazhi, pamja e saj shkaktoi reagime.

Pavarësisht paraqitjeve të saj të mëparshme seksi, këtë herë Sensori mund të ketë shkelur ligjin e ekspozimit të pahijshëm të Kalifornisë. Sipas nenit 314(1) të Kodit Penal të Kalifornisë, ekspozimi i qëllimshëm i organeve gjenitale ose i trupit të zhveshur në një vend publik mund të konsiderohet krim. Megjithëse veprat e para zakonisht trajtohen si kundërvajtje, Sensori mund të përballet me deri në gjashtë muaj burg, një gjobë prej 1000 dollarësh dhe regjistrim të detyrueshëm të shkelësit seksual për dhjetë vjet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts