TIRANE
Modelja e njohur nga Kosova, Diellza Kolgeci, e sprovuar në disa angazhime televizive të suksesshme në ekran; kinema apo edhe në projekte të tjera artistike, ishte së fundi e ftuar në “Pushime on Top” për të folur për të rejat e fundit në karrierën e saj, por edhe për jetën personale. Prej 3-vjetësh, meqenëse vajza e saj Helena ishte ende shumë e vogël, Diellza tregoi se iu përkushtua me kohë të plotë së bijës, derisa ajo u rrit dhe modelja nisi aktivitetin dhe punët e saj të lëna për pak kohë mënjanë.
Mes shumë projekteve që ka realizuar në vite, Diella ka bërë bujë për foton e famshme nudo, që ka realizuar për një mesazh të fortë për gruan, në prag të 8 Marsit.
E pyetur për këtë iniciativë të guximshme, Diellza rrëfen se, në fakt, ajo nuk ka realizuar asnjëherë foto topless, por ai projekt për të cilin ajo ka bërë një fotografi, ka pasur një qëllim shumë të madh.
“Unë asnjëherë nuk kam pozuar topless. Është një fotografi që është realizuar nga skenat e filmit, pra është pjesë e filmit “Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna”. Është një fotografi e bërë enkas. Unë jam e lyer në bronz. Fotografia ka bërë bujë të madhe dhe është mirëpritur nga të gjithë njerëzit. Ajo, më shumë u dedikohet grave. Është një fotografi ku unë pozoj nudo (asgjë nuk shihet), e lyer me bronz dhe me botën në dorë. Do të thotë ashtu siç kemi lindur ne, si një grua është e fuqishme, atë mesazh përcjell. Është bërë për 8 Marsin.”
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co