Në takimin që Rama pati me kryetarët e bashkive, nuk la pa përmendur edhe rritjen e pajustifikuar të çmimeve në jug të vendit, duke thënë se kjo është një strategji vetëvrasje.
Sipas kreut të qeverisë, duhet të folur me operatorët turistikë në Vlorë dhe Sarandë, në mënyrë që të mos rrisin çmimet në mënyrë të palogjikshme.
Teksa u ndal tek vlonjatët, Rama tha se ata janë molla e sherrit, ndërsa i paralajmëroi se “do të bien në gropën e gjoksit të tyre”.
“Qeveria dhe bashkia nuk vendosin dot çmimet dhe as nuk i kontrollojnë apo i imponojnë dot. Por ama në Vlorë, në Sarandë ku janë edhe dy pikat e një rritje absurde të çmimeve është shumë e rëndësishme të flitet me operatorët e hoteleve. Ti thuhet që kjo është jo vetëm e padrejtë, por kjo është strategjikisht vëtëvrasje. Duhet të komunikohet dhe të flitet, që rritja e palogjikshme e çmimeve vjen me një kosto shumë të lartë vitin tjetër.
Po të ishte kaq kollaj do e bënte gjithë bota. E kanë bërë në pjesë të caktuara, por kanë marrë mësime të hidhura. Para se të jetë vonë është e rëndësishme të komunikohet në mënyrë të vazhdueshme që çmimet të jenë të arsyeshme.
Shikoni Durrësin, Shëngjinin e Velipojën, janë stabël. Vlonjatët janë molla e sherrit. Kjo sepse tani që Vlora është bërë kaq e kërkuar dhe konkurruese, gropa në gjoksin e vlonjatëve është bërë një grope e tillë, ku do të bien vetë këta, që ngrenë çmimet në atë farë feje. Është e turpshme dhe për të krijuar klimë absurde, që në këto momente kur ne kemi hyrë të Champions Leaguen e turizmit të Mesdheut, të nisin këto belbëzime. Vlonjatëve iu ka dalë dhe syri dhe nami, iu kanë dalë dhe trutë nga vendi atyre që kanë hotelet, urojmë që ta kuptojnë. Duhet të zbresin me këmbë në tokë, nuk ua kërkon dot vlonjatëve që të zbresin me këmbë në tokë, por të paktën të zbresin në kat të dytë. Plazhet publike janë aty, plazhi publik në Sarandë është aty për të gjithë, por dhe njëherë, më mirë syri sesa nami”, tha Rama.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co