![2-vjetori i martesës së J.Lo dhe Ben Affleck konfirmon edhe njëherë krizën në çift 2 2 vjetori i marteses se j lo dhe ben affleck konfirmon edhe njehere krizen ne cift](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/07/2-vjetori-i-marteses-se-j-lo-dhe-ben-affleck-konfirmon-edhe-njehere-krizen-ne-cift.jpg)
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë më të larguar se kurrë dhe martesa e tyre dyvjeçare duket se po shkon drejt fundit dhe nuk ka më kthim. Të martuar në një ceremoni surprizë në Las Vegas në vitin 2022, dyshja festuan me gëzim përvjetorin e tyre të parë në 2023-shin Por duket se këtë vit gjërat kanë ndryshuar. Në përvjetorin e tyre të dytë, më 16 korrik 2024, kanë munguar festimet, duke konfirmuar zërat që qarkullojnë prej muajsh për një krizë martesore.
Lopez dhe Affleck ende nuk kanë reaguar për thashethemet e divorcit, por ata e kanë kaluar përvjetorin e dytë larg njëri-tjetrit. Affleck është ende në Los Angeles, ndërsa Lopez ka qëndruar në Hamptons në Nju-Jork që nga 4 korriku.
Ata po kalojnë gjithnjë e më shumë kohë të ndarë dhe kanë nxjerrë në shitje rezidencën e tyre prej 60 milionë dollarësh në Beverly Hills, Kaliforni. Thuhet se Affleck i ka zhvendosur të gjitha sendet e tij nga shtëpia dhe po jeton me qira.
Sipas Mirror, duke cituar revistën Heat, Lopez nuk ishte në dijeni se Affleck kishte synime të transferohej, pasi ajo u largua nga SHBA për të pushuar vetëm në Evropë. Kur Lopez u kthye në Kaliforni muajin e kaluar, ajo zbuloi se Affleck e kishte braktisur plotësisht shtëpinë e tyre dhe ishte e tronditur.
Affleck i zhvendosi të gjitha gjërat e tij në një shtëpi me qira dhe e ka ndarë kohën e tij mes kësaj shtëpie dhe asaj të ish-bashkëshortes Jennifer Garner.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co