Lifestyle

Emocionohen Rita Lati dhe Cekja, çfarë do t’u thoshin njerëzve të dashur që s’jetojnë më

emocionohen rita lati dhe cekja cfare do tu thoshin njerezve te dashur qe sjetojne me
emocionohen rita lati dhe cekja cfare do tu thoshin njerezve te dashur qe sjetojne me

2 minuta për të takuar dikë që nuk jeton më ishte pyetja që Eni Shehu i drejtoi Rita Latit dhe Cekes në “Pushime On Top”. Dy aktorëve nuk iu desh të mendoheshin gjatë për t’u përgjigjur. Me dhimbje, ata shprehën dëshirën për të takuar sërish prindërit e ndjerë nëse do të ishte mundësia.

Rita Lati: Thjesht vetëm prindërit e mi, thjesht 2 minuta t’i kisha dhe t’u thoja e shtrënguan rripin në ato kohëra për mua se paguhej lekë në atë kohë të shkolloheshe. Tani paguhet në njëqind lloj mënyrash, por atëherë ishte me djersë çdo gjë e do t’u thoja ja ku jam dhe e realizuat atë që dëshiruat për Ritën. Dy prindërit do të doja, 5 minuta t’i shikoja. Ka shumë vite që nuk jetojnë më, kështu që ajo do të ishte.

-U preke pak.

Rita Lati: Sigurisht. Është jeta kështu që të bën që sa herë edhe t’i mendoj në ditët e mia më të këqija, ata më shkëpusin nga ajo që më rëndon mbi supe. Po i mendova ata, menjëherë gjej rrugë, janë drita ime, më shohin që andej.

Cekja: Nëna ime. Do t’i thoja ‘ah moj nënë që s’jetove pak më gjatë’.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts