Forcat e Operacionales dhe Shqiponjat kanë arritur që ti vijnë në ndihmë bluve të Durrësit në kohë rekord, teksa kanë vënë në pranga 31-vjeçarin i cili dyshohet se është edhe autori i plagosjes së 70-vjeçarit në Durrës.
Autori është identifikuar si Adil Hizdri autori 31 vjeç dhe Fadil Hunda, i plagosuri.
Në pamjet e siguruara nga gazetarja Klodiana Haxhiaj, duken forcat e policisë të cilat kanë shkuar në lokalin edhe ku u regjistrua ngjarja.
Teksa policia vijon hetimin për zbardhjen e plotë të ngjarjes, kamerat e sigurisë në zonë janë ende duke u verifikuar.
Sipas informacionit paraprak të policisë, ngjarja është regjistruar për shkak të një konflikti të çastit mes autorit dhe të plagosurit dyshohet për një borxh.
[embedded content]
[embedded content]
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Plagosi me armë një 70-vjeçar, dyshohet pas një konflikti të çastit në një lokal në lagjen nr. 17, falë reagimit në kohë të Policisë, kapet në tentativë për t’u larguar dhe shoqërohet në Polici autori i dyshuar.
Policia gjeti në brendësi të lokalit ku ndodhi ngjarja dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pistoletë.
Rreth orës 19.30, në një lokal në lagjen nr. 17, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit , shtetasi A. H., 31 vjeç, banues në lagjen nr. 17 Durrës, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin F. H, rreth 70 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve Operacionale dhe Shqiponja kapet në tentativë për t’u larguar dhe shoqërohet në Polici,për veprime të mëtejshme autori i dyshuar i plagosjes.
Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë shoqëruar dhe një shtetas tjetër, konkretisht shtetasin A.T, 56 vjeç, që ishte bashkë me autorin e dyshuar të ngjarjes në momentin kur ka ndodhur ngjarja
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendngjarje për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co