Hakmerret Kina, anulon miqësoret e Argjentinës, shkak bëhet Messi

hakmerret kina anulon miqesoret e argjentines shkak behet messi
hakmerret kina anulon miqesoret e argjentines shkak behet messi

Kina komunikoi se do të anulojë mikpritjen e dy miqësoreve që ishin programuar për kombëtaren e Argjentinës, pas protestave për mungesën dhe sjelljen e Lionel Messit, që nuk zbriti në fushë në Hong Kong me Inter Miami, duke provokuar zemërimin e qeverisë lokale, që faktikisht kontrollohet nga kinezët, edhe për faktin se vetëm 3 ditë më pas Messi luajti me ekipin e tij në Tokio. Spektatorët në Hong Kong që kishin paguar deri 570 euro biletën për të parë Messin në fushë, shprehën indinjatën e tyre për mungesën e sulmuesit argjentinas, por edhe për sjelljen e tij, pasi nuk ju drejtua publikut për të kërkuar ndjesë.

Ndërkohë Federata Kineze e Futbollit publikoi një komunikatë ku bën të ditur se vendi aziatik nuk do të mikpres miqësoret e programuara të Argjentinës për në mars. Anulimi i turneut në Kinë është një goditje për Federatën argjentinase që e konsideron kolosin aziatik një merkato strategjike dhe ku ka kontrata të shumta sponsorizimi apo bashkëpunimi me kompani lokale. Kombëtarja e Argjentinës kishte paralajmëruar një turne në vendin aziatik nga 18 në 26 mars, gjatë të cilit do të përballej me Nigerinë dhe Bregun e Fildishtë në Pekin.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →