Sport

VIDEO/ Haaland dërgon Manchester Cityn në krye të Premier League, Everton dorëzohet në fund

video haaland dergon manchester cityn ne krye te premier league everton dorezohet ne fund
video haaland dergon manchester cityn ne krye te premier league everton dorezohet ne fund

Manchester City nuk ndal hapin. Kampionët e Anglisë triumfuan 2-0 ndaj Everton, në një sfidë ku “Qytetarët” vuajtën shumë. Pjesa e parë nuk prodhoi gol, pavarësisht rasteve dhe dominimit “dehës” të skuadrës së Guardiolës. Për të ardhur te goli i cclirimit mendoi ylli Haaland, i cili me një goditje të bukur në minutën e 70 mposhti portierin Pickford.

Goli i dytë dhe i sigurisë mban firmën e norvegjezit. Manchester City merr kështu kreun e klasifikimit, me 52 pikë. Ndeshja e radhës është ndaj Chelseat, në shtëpi.

Në krahun tjetër, komplikohet edhe më shumë sezoni i Everton. Të besuarit e Ëoan e shohin veten në vendin e 18-të me 19 pikë. Sfida e radhës është ndaj Crystal Palace.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts