Shqiperia

“Vrasësi më i paskrupullt!”/ Alda Nikolli nxori video të Nuredin Dumanit nga qelia, Artan Hoxha: Fushatë për t’i hequr statusin e ‘pentitos’. Ja kush përfiton!

vrasesi me i paskrupullt alda nikolli nxori video te nuredin dumanit nga qelia artan hoxha fushate per ti hequr statusin e pentitos ja kush perfiton
vrasesi me i paskrupullt alda nikolli nxori video te nuredin dumanit nga qelia artan hoxha fushate per ti hequr statusin e pentitos ja kush perfiton

Gazetari Artan Hoxha, ka deklaruar se akuzat e hedhur së fundmi në media nga Alda Nikolli për Nuredin Dumanin dhe mënyrën se si ai trajtohet në burg në mënyrë speciale, mund të jetë një përpjekje për të ulur besueshmërinë e tij.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, ai u shpreh se kjo mund të jetë një fushatë e nisur nga jashtë, në mënyrë që dëshmitë e dhëna prej tij deri tani, dëshmi që kanë dërguar pas hekurave persona të rëndësishëm të botës së krimit, mund të shpallen të pabesueshme nëse Dumani humb statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, e për pasojë këto persona të lirohen.

“Më duket histori si puna e ajsergut. Historia nuk duket kaq e kollajtë saç paraqitet.
Dumani shumë i rëndësishëm për shumë çështje të SPAK.
Janë tentuar edhe më parë që Dumani të vlerësohet si person i pabesueshëm.
Ai nuk duhet të trajtohet si bashkëpunëtor i drejtësisë sepse për mua ai nuk ka qenë i sinqertë me SPAK, i ka zbuluar Prokuroria vetë më vonë.
Në këtë betejë për ta nxjerrë të pabesueshëm shoh edhe këtë ngjarje.
Objektivi është që edhe pse është në burg Dumani, thesari më i madh ë SPAK ka dhe ruhet në kushte ekstreme, tregon që jo vetëm nuk u ruaka, por ai një nga vrasësit më të paskrupullt që ka parë ky vend pasi nuk kishte as rregulla e parime, pa din e iman, i vjen kjo akuzë.
Në vetvete kjo ngjarje tregon se Dumani vijon aktivitetin kriminal pra ai mund të devijojë hetimet dhe mund të urdhërojë akte kriminale. Nëse provohen dmth që humb statusin e bashkëpunëtorin e drejtësisë, dhe të gjithë ata që janë arrestuar nga dëshmitë e tij, lirohen sepse dëshmitë e tij nuk janë të besueshëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts