Lifestyle

“Do të ketë gjithçka nën kontroll”, kujt ia beson Ledri Vula të gjitha sekretet?

do te kete gjithcka nen kontroll kujt ia beson ledri vula te gjitha sekretet
do te kete gjithcka nen kontroll kujt ia beson ledri vula te gjitha sekretet

Një dyshe e pandashme është konsideruar prej vitesh ajo mes Ledri Vulës dhe Faton Shoshit, menaxheri i tij. Një emër i njohur në industrinë muzikore në Kosovë, por edhe më gjerë, është bërë pjesë edhe e lajmeve rozë për raportin që ka pasur me Era Istrefin.

Çfarëdo që preket nga duart e Fatonit garanton sukses, megjithatë raporti me Ledri Vulën është ndryshe nga ai i zakontë mes një menaxheri dhe një artisti. Reperi i njohur, i shoqëruar nga miku i tij, edhe këtë verë vijon koncertet në Shqipëri, Kosovë e diasporë.

Këtë të martë, ai u ndal në mikrofonin e “Pushime on Top” për të zbuluar më shumë për projektet e verës, por edhe për të folur më shumë për marrëdhëniet jashtë muzikës.

I pyetur për raportin e tyre të gjatë, Ledri thotë: “Fatoni do të dijë gjithçka, do të ketë gjithçka nën kontroll…” dhe shton se ai ia jep të gjitha informacionet: “Unë nuk kam se çfarë të fsheh, sepse me të bashkëpunoj. Çdo këngë, gjithçka që bëjmë, e bëjmë bashkë …”

Kështu, kush ka pyetje për Ledri, adresa e sigurt është ajo e Faton Shoshit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts