Shqiperia

Skandali me pacientet me kancer, sot seanca e radhës për mjekët dhe infermierët e Onkologjikut

skandali me pacientet me kancer sot seanca e radhes per mjeket dhe infermieret e onkologjikut
skandali me pacientet me kancer sot seanca e radhes per mjeket dhe infermieret e onkologjikut

Mbahet sot seanca e radhës në GJKKO për 7 mjekët dhe infermierët e spitalit Onkologjik të Tiranës. Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se seanca gjyqësore do të nis në orën 11:00. Stafi i këtij spitali akuzohet se detyronte pacientët që të trajtoheshin në klinika private.

Gjykata e Tiranës ka caktuar masat e sigurisë për 7 të akuzuar, si më poshtë:

-Edmond Gashi, mjek onkolog në spitalin e Onkologjikut– “Arrest shtëpie” – Shpërdorim detyre

-Alketa Pere Ymeri mjeke onkolog në spitalin e Onkologjikut – “Detyrim paraqitje” – Shpërdorim detyre

-Brikena Qirjazi Ish zv.drejtoreshë e QSUT – “Detyrim paraqitje” – “Shpërdorim detyre”

–Emiljano Lela Koordinatori pranë onkologjikut – “Detyrim paraqitje” – Shpërdorim detyre

-Drilona Kishta ish-specialist pranë QSUNT banuese në Amerikë – “Detyrim Paraqitje” – Shpërdorim detyre

-Halil Gashi administrator i klinikës Megis, babai i mjekut Gashi – “Detyrim paraqitje” – Fshehje e te ardhurave

-Florian Marku administrator farmacie – “Arrest shtëpie”,
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts