Vetëvrasja e 27-vjeçares në Kamës, familjarët ngrenë dyshimin: Nuk u hodh vetë!

vetevrasja e 27 vjecares ne kames familjaret ngrene dyshimin nuk u hodh vete
vetevrasja e 27 vjecares ne kames familjaret ngrene dyshimin nuk u hodh vete

Familjarët e 27-vjeçares e cila i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga banesa e saj ku banonte me qira në Kamëz, kanë hedhur dyshime se e reja nuk ka vrarë veten.

Halla e 27-vjeçares ka deklaruar se dyshon se mbesa nuk është vetëhedhur nga banesa.

Gazetari Igli Çelmeta raporton se 27-vjeçarja ishte e martuar në Kosovë dhe muajt e fundit ka pasur probleme me familjarët dhe është zhvendosur në Kamëz.

Nga zbarthimi i telefonit të 27-vjeçares, është zbuluar se ka pasur komunikime me 39-vjeçarin dhe ky i fundit e ka kërcënuar.

Komunikimi ka nisur rreth 10 ditë më parë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →