Dashuria e Jennifer Lopez mund të mos kushtojë asgjë, por divorci i saj me Ben Affleck me siguri do të kushtojë shumë.
Burime për DailyMail janë shprehur se aktori 51-vjeçar dhe këngëtarja 55- vjeçare, po përparojnë sërish drejt divorcit pas një përpjekjeje të fundit për pajtim që dështoi.
Dokumentet e divorcit të çiftit “janë përfunduar, por ende nuk janë dorëzuar”, kanë pohuar disa burime.
Në ditëlindjen e Jen, Affleck bleu një rezidencë të re për $20.5 milionë. Miqtë e yllit latin thanë se për të kjo ishte një “goditje në zemër”.
Një burim për People tregoi si do të vijojë situata kur të dorëzojnë dokumentet e divorcit.
“Në atë kohë, ata do të lëshojnë një deklaratë të përbashkët që do të thotë se kanë shumë dashuri për njëri-tjetrin dhe se luftuan për ta bërë të funksionojë, por nuk mundën”.
“Sinqerisht, në fund nuk arritën të gjenin një kompromis. Ajo që kishin më parë është zhdukur dhe të dy e kanë pranuar këtë”, tha një burim tjetër.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co