Denoncimi i Ivi Kasos: Si Gjykata e Vlorës ndryshoi vendimin e ATP-së për 22.4 ha tokë në Vuno

denoncimi i ivi kasos si gjykata e vlores ndryshoi vendimin e atp se per 22 4 ha toke ne vuno
denoncimi i ivi kasos si gjykata e vlores ndryshoi vendimin e atp se per 22 4 ha toke ne vuno

Partia Demokratike denoncoi një rast lidhur me çështjen e pronave në fshatin Vuno të Bashkisë së Himarës. Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Ivi Kaso tha se Gjykata e Vlorës ka ndryshuar vendimin e Agjencisë së Trajtimit të Pronave për një sipërfaqe prej 22.4 hektarë tokë. Sipas tij, toka i ka kaluar trashëgimtarëve të familjes Koleka, të afërm të kryeministrit Edi Rama.

“ATP e ka refuzuar regjistrimin e pronës në një vendim ende të pazbardhur, por me siguri sepse ka gjetur mangësi në dokumentacion si mungesa e vendimti të shpronësimit, mungesa e pozicionit të saktë (kufijtë) hartografikë të pronës. Në këto kushte trashëgimtarët e familjes Koleka i drejtohen Gjykatës së Apelit Vlorë. Me vendim nr.49 dt.19.03.2019. Ndryshon vendimi nr.504 dt.30.03.2017 të ATP. Njeh pronën prej 22.4 ha dhe bën pozicionimin e saj”, tha Kaso.

Deklarata e Ivi Kasos

3 vjet më parë, më 7 gusht 2021, Artan Lame i Kadastrës dhe ish- kryetari, tashmë i arrestuar i Bashkisë Himarë, Jorgo Goro, dilnin para banorëve të Vunoit për të lajmëruar përfundimin e regjistrimit të pronave. Në listën e përfituesve, ndryshe nga sa pretendon Rama, ishte dhe fisi Koleka, dhe mes tyre Aneta Rama-Koleka;

Bëhet fjalë për 22.4 hektarë ose 224 mijë metra katrorë, ku vëllezërit Rama marrin një pjesë jo të vogël. Një pasuri e tillë në atë zone, e painvestuar, përllogaritet me një vlerë 30 milionë euro;

Afera e tokave të Vunoit: Historiku

• Në vitin 2017, Edi Rama dhe trashëgimtarët të tjerë të fisit Koleka, kanë aplikuar të regjistrojnë pronën e tyre në Agjensinë e Trajtimit të Pronave-ATP;

• ATP e ka refuzuar regjistrimin, në një vendim ende të pazbardhur, por me siguri sepse ka gjetur mangësi në dokumentacion:

• Mungesa e vendimit të shpronësimit,
• Mungesa e pozicionimit të saktë (kufijtë) hartografikë të pronës.

Afera e tokave të Vunoit: Historiku

• Në këto kushte trashëgimtarët e familjes Koleka i drejtohen Gjykatës së Apelit Vlorë. Me Vendimin nr.49 dt. 19.03.2019:

• Ndryshon vendimin nr.504 dt.30.03.2017 të ATP,
• Njeh pronën prej 22,4 ha dhe bën pozicionimin e saj.

• Të gjitha Institucionet shtetërore, si ATP, ZRPP-Vlorë, Bashkia Himarë, Qarku Vlorë, Drejtoria e Pyjeve dhe Kullotave kanë braktisur gjykimin dhe vetëm Avokatura e Shtetit ka marrë pjesë një herë formalisht;
Afera e tokave të Vunoit: ndryshimi i kuadrit ligjor
• Ndërkohë, nga vitit 2016 deri në 2020, Rama ndërton një kuadër ligjor (2 ligje dhe 7 VKM), gjithë infrastrukturën ligjore për të përfituar pronën në fjalë:

• Ligj nr. 133, 2015: “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompesimint
pronës”.

• Ligj 20/2020 “Për Përfundimin e Proceseve Kalimtare të Pronësisë”, dt.05.03.2020;

• VKM nr. 89, dt.03.02.2016;
• VKM nr. 222, dt.23.03.2016;
• VKM nr. 223, dt.23.03.2016;
• VKM nr. 685, dt.28.09.2016;
• VKM nr. 766 , dt.20.12.2017;
• VKM nr. 1174, dt.24.12.2020
• VKM nr. 1114, dt.24.12.2020;

Afera e tokave të Vunoit

• Ky kuadër ligjor i mundëson familjes së Edi Ramës trajtimin e kërkesës së tyre për njohje dhe regjistrim në dy aspekte:

• Kthimin e pronës në kushtet kur dokumentacioni ligjor nuk ishte i plotë;
• Detyrimin e ATP-së të vijojë me regjistrimin e pronës pas vendimit të Gjykatës,
dhe jo rishqyrtimin e saj sic parashikonte ligji i mëparshëm.
Afera e tokave të Vunoit-Marrja e Pronës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →