Bota Shqiperia

“Tirana dhe Prishtina u solidarizuan me ne në kohë të vështira”, ambasadorja e Izraelit në OKB: Dialogu Kosovë-Serbi, në favor të paqes në rajon

tirana dhe prishtina u solidarizuan me ne ne kohe te veshtira ambasadorja e izraelit ne okb dialogu kosove serbi ne favor te paqes ne rajon
tirana dhe prishtina u solidarizuan me ne ne kohe te veshtira ambasadorja e izraelit ne okb dialogu kosove serbi ne favor te paqes ne rajon

Sheshi para Pallatit të OKB-së dikur ishte i mbushur me shtetas të Kosovës të cilët protestonin kundër masakrave, krimeve, dhe diskriminimit të shqiptarëve etnik në Kosovë.

Por tashmë ky shesh, pas pavarësisë së Kosovës, duket se është kthyer në vend simbol, nga ku palestinezët, izraelitët dhe popujt tjerë protestojnë kundër krimeve, masakrave, regjimeve, dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut në vendet e ndryshme në botë.

Në protestën e fundit pro Izraelit para Pallatit të OKB-së u mbajt një manifestim simbolik për lirimin e pengjeve izraelite nga Hamasi. Në këtë manifestim ishte prezentë edhe ambasadorja e Izraelit në OKB, znj. Meirav Eilon Shahar.

Në një intervistë për gazetën zvicerane në shqip “Le Canton27.ch”, ajo tha se nuk kalon asnjë ditë në Gjenevë, pa njerëzit që i kujtojnë Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe Kombeve të Bashkuara për detyrën e tyre për të vepruar për lirimin e pengjeve izraelite që po mbahen nga Hamasi.

E pyetur për situatën në Kosovë, ajo ka vlerësuar se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Izraelit janë të mira, ndërsa shtoi se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë në favor të paqes dhe stabilitetit në rajon.

Sa i përket zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme dhe luftës mes Izraelit dhe Hamasit, ajo ka falënderuar vendet e ndryshme të botës, duke theksuar solidarizimin për Izraelin.

Ambasadorja ka shprehur falënderimin e saj për solidarizimin e autoriteteve dhe popullit shqiptarë në Kosovë dhe Shqipëri.

“Ne nuk mund ta harrojmë historinë. Nëse kthehemi disa dekada pas, në vitet e Luftës së Dytë Botërore, kujtojmë mikpritjen dhe strehimin e hebrenjve nga ana e shqiptarëve në Kosovë dhe Shqipëri. Ne jemi mirënjohës për këtë mikpritje që nuk do ta harrojmë kurrë. Prandaj e falënderojmë nga zemra popullin shqiptar për bujarinë që treguan ndaj vëllezërve dhe motrave tona atëbotë. Njëkohësisht, përveç popullit, ne falënderojmë edhe qeverinë e Kosovës dhe Shqipërisë për mbështetjen dhe solidarizimin e tyre me ne në këto kohë të vështira…” ka thënë ambasadorja.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts