Lifestyle

Gjithnjë në mbështetje të tij, Adrola Dushi bën një gjest virtual për Capital T

gjithnje ne mbeshtetje te tij adrola dushi ben nje gjest virtual per capital t
gjithnje ne mbeshtetje te tij adrola dushi ben nje gjest virtual per capital t

“Jam e dashuruar me djalin më të bukur shqiptar”, ishte deklarata e Adrola Dushit para pak kohësh që u mor si një konfirmim për romancën e saj të shumëpërfolur sekrete me Capital T.

Edhe ky i fundit e cilësoi si “një nga vajzat më të bukura shqiptare” çka u duk si një kod i fshehtë dashurie. Nga ky kod, tashmë ka një të dhënë tjetër.

Më 16 gusht, Capital T do të mbajë koncertin e tij të tretë të “Time Capsule” në stadiumin “Selman Stërmasi” në Tiranë. Adrolën e kemi parë gjithnjë të pranishme dhe ka ndarë postime, ndërsa kësaj here edhe e ka promovuar koncertin në rrjetet sociale.

Ajo ka postuar në InstaStory promo-n, shoqëruar me linkun përkatës që ndjekësit të blejnë biletat. Ndonëse jo ‘ulëritës’, veprimi i saj në mbështetje të njeriut të zemrës flet tepër.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts