Shqiperia

Shqiptarët paralajmërojnë protestë popullore në Luginën e Preshevës kundër politikave të Beogradit

shqiptaret paralajmerojne proteste popullore ne luginen e presheves kunder politikave te beogradit
shqiptaret paralajmerojne proteste popullore ne luginen e presheves kunder politikave te beogradit

Pas 10 vitesh, Lugina më në fund zgjohet nga gjumi: Këshilli Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës ka bërë thirrje për protesta popullore si kundërpërgjigje ndaj pasivizimit të adresave nga autoritetet serbe, një politikë që është përshkruar si diskriminuese dhe shpopulluese ndaj komunitetit shqiptar.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, përmes një video-incizimi në Facebook, tha se ky proces ka sjellë pasoja të rënda për banorët e Luginës, duke u hequr atyre të drejtën e votës dhe duke i detyruar të largohen nga trojet e tyre.

“Diskriminimi i Serbisë ndaj komunitetit shqiptar ka arritur kufijtë e racizmit. Nuk ka mbetur asnjë familje shqiptare pa u prekur nga ky proces. Për këtë arsye, po përgatitemi për të organizuar një protestë paqësore,popullore, në të tri qytetet e Luginës,” u shpreh Lutfiu.

Këshilli Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës ka bërë thirrje për protesta popullore si kundërpërgjigje ndaj pasivizimit të adresave nga autoritetet serbe, një politikë që është përshkruar si diskriminuese dhe shpopulluese ndaj komunitetit shqiptar.

Javë më parë, Komisioni Evropian dhe Ministria e Jashtme e Gjermanisë shprehën shqetësimin e tyre për pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, duke theksuar se kjo praktikë bie në kundërshtim me obligimet e Serbisë për respektimin e të drejtave të pakicave.

Përfaqësuesit politikë të shqiptarëve, prej vitesh, kanë paralajmëruar për diskriminim nëpërmjet çaktivizimit të adresave – gjë të cilën përfaqësuesit e Qeverisë së Serbisë e kanë mohuar.

Shaip Kamberi, përfaqësues i pakicës kombëtare shqiptare në Kuvendin e Serbisë, në një letër drejtuar të dërguarit të posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në muajin janar të 2023 ka shkruar se autoritetet serbe po bëjnë çaktivizim të ashtuquajtur të adresave në vendbanimet e shqiptarëve, me qëllim zvogëlimin e numrit të tyre në Luginën e Preshevës.

Ai, po ashtu, ka theksuar se shqiptarët në Serbi janë viktima të tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë.

Deri tani, sipas autoriteteve shqiptare në Luginë, janë pasivizuar rreth 6 mijë adresa në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ndërkohë që regjistrimi i fundit i popullsisë në Serbi numëroi rreth 62 mijë shqiptarë në këtë zonë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts