Bota

Polici zbulon vendndodhjen e agresorit mbi çati, por se qëllon me armë. Dalin pamje të reja pak para atentatit ndaj Trump

polici zbulon vendndodhjen e agresorit mbi cati por se qellon me arme dalin pamje te reja pak para atentatit ndaj trump
polici zbulon vendndodhjen e agresorit mbi cati por se qellon me arme dalin pamje te reja pak para atentatit ndaj trump

Pamjet e publikuara për herë të parë dje nga Fox News Digital kapin reagimet e oficerëve të policisë pasi ata identifikuan 20-vjeçarin Thomas Crooks, atentatorin e Donald Trump, i cili hapi zjarr në mitingun e fushatës së ish-presidentit amerikan në Pensilvani më 13 korrik. Sulmi në fjalë tronditi SHBA-në dhe thelloi më tej ndarjen politike.

Kujtojmë se nga të shtënat humbën jetën një 50-vjeçar, ndërsa dy spektatorë të tjerë u plagosën dhe Trump pësoi një dëmtim në vesh. Sulmuesi 20-vjeçar u qëllua për vdekje nga policia, ndërsa ditët pas sulmit u kritikuan ashpër shërbimet e sigurisë që kishin marrë përsipër mbrojtjen e ish-presidentit amerikan. Sipas New York Post, pamjet, të cilatu shfaqën dje publikisht për herë të parë, u kapën nga kamera e uniformës së oficerit të policisë, i cili fillimisht u ngjit me ndihmën e një kolegu, në çatinë ku ishte ulur Crooks. Në video, polici shfaqet duke u përpjekur të kapet në çati, të shohë personin e armatosur dhe, brenda pak çastesh, të bjerë përsëri në tokë. Më pas polici fillon të vrapojë rreth ndërtesës për të informuar kolegët e tij dhe për t’u kërkuar njerëzve që të largohen.

Disa sekonda pas kësaj skene, Crooks do të hapte zjarr në mitingun e fushatës dhe më pas vetë të binte i vdekur nga zjarri i policisë. Video fillimisht nuk ka zë, megjithatë tingulli kthehet në gjysmë të rrugës dhe mund të dëgjoni kaosin që po vazhdon. “Ai mban syze, ka flokë të gjatë,” dëgjohet të thotë oficeri, duke përshkruar çantën e shpinës së Crooks dhe pushkën AR-15 që mbante. Dikush dëgjohet duke thirrur një ambulancë në radio.

Brenda një kohe të shkurtër, policia rrethon godinën ku ndodhej autori, i afrohen dhe ndihmojnë njëri-tjetrin për t’u ngjitur në çati. Polici që e kishte parë për herë të parë sulmuesin kërkon të kthehet në çati dhe Crooks shfaqet në video i shtrirë i vdekur. Mësohet se polici kishte ndrydhur kyçin e këmbës gjatë përpjekjes së tij të parë për të kontrolluar çatinë, kur pa personin e armatosur duke u drejtuar nga ai, pasi u rrëzua nga një lartësi prej 2.5 metrash. Sipas njoftimit të policisë lokale, në atë moment nuk ka mundur të qëllohet mbi sulmuesin, pasi ai ka përdorur të dyja duart për ta tërhequr trupin e tij lart në çati. Më vonë në video, oficeri duket i acaruar nga vështirësitë në komunikimin mes forcave të rendit në wireless: “Para se të vinte makina, unë po ngjitesha atje si një idiot vetëm, o burrë. Pastaj ai u kthye, unë rashë dhe fillova të bërtas “ai është në çati”. A nuk jemi në të njëjtën frekuencë?”, dëgjohet në videon në fjalë polici.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts