Bota

Vdekja e papritur e kundërshtarit të Putin, BE dhe dhjetëra vende bëjnë thirrje për hetimin e rastit të Navalnyt

vdekja e papritur e kundershtarit te putin be dhe dhjetera vende bejne thirrje per hetimin e rastit te navalnyt
vdekja e papritur e kundershtarit te putin be dhe dhjetera vende bejne thirrje per hetimin e rastit te navalnyt

Më shumë se 40 vende i kanë përsëritur thirrjet të hënën për Rusinë që ta lejojë një hetim të pavarur ndërkombëtar për vdekjen e liderit opozitar rus në burg, Alexei Navalny.

Kjo thirrje u bë nga ambasadorja e Bashkimit Evropian (BE) në Këshillin e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë, Lotte Knudsen, në emër të 27 vendeve anëtare të BE-së dhe 16 vendeve të tjera, përfshirë Kanadanë, Britaninë e Madhe, Shtetet e Bashkuara dhe Ukrainën.

“Ne jemi të zemëruar me vdekjen e politikanit rus, Alexei Navalny, për të cilën përgjegjësinë kryesore e kanë presidenti [Vladimir] Putin dhe autoritetet ruse”, tha Knudsen.

“Rusia duhet patjetër të lejojë hetim të pavarur dhe transparent ndërkombëtar të rrethanave të vdekjes së tij të papritur”, shtoi ajo.

Navalny, kritiku më i madh dhe i zëshëm i presidentit Putin brenda Rusisë, vdiq në moshën 47-vjeçare në një burg në Arktik më 16 shkurt, duke nxitur akuza nga mbështetësit e tij se ai është vrarë.

Kremlini e ka mohuar se ka gisht në vdekjen e liderit opozitar, i cili u varros të premten në Moskë.

Komiteti Hetues i Rusisë thotë se e ka nisur një hetim procedural për vdekjen e Navalnyt, ndërsa Kremlini ka thënë se nuk i përgjigjet kërkesave të BE-së./ REL

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts