Ndërsa Ueda ka gjetur lumturinë e saj me Arlindin dhe janë në pritje të një fëmije, në çiftin tjetër finalist të “Love Island Albania” parajsa e dashurisë nuk u finalizua. Bëhet fjalë për Eridën dhe Aleksandrosin, të cilët i dhanë fund lidhjes pas disa muajsh.
I ftuar këtë pasdite në programin “Rudina” në Tv Klan, Aleksandros flet për herë të parë për arsyen që i dha fund lidhjes dhe si është raporti i tyre i tanishëm.
Aleksandros: Jemi ndarë tani me Eridën, kam shumë respekt për Eridën, është shumë, shumë, shumë gocë e mirë. Festuam ditëlindjen tonë bashkë në Greqi, erdhi në Athinë. Sa kalonte koha pak, shikonim gjëra se kur je brenda në vilë, është normale që është lidhja në rregull, kur del jashtë dhe shikon pak jetën, situatat… si ta them…
Rudina Magjistari: Ndryshon konteksti.
Aleksandros: Jeta reale është pak ndryshe. Sa kalonte koha, shikonim që secili donte pak më shumë, pak më pak gjëra.
Rudina Magjistari: Se ju filluat të bënit edhe ca video të lezetshme, madje filluat të identifikoheshit për videot e bukura dhe u duk sikur raporti juaj ishte goxha i konsoliduar.
Aleksandros: Ishim me të vërtetë bashkë, se jemi akuzuar shumë për këtë gjë, por ishte si një lidhje normale, reale, ta them kështu… Por sa kalon koha, do akoma më shumë dhe pak situatat… Largësia…
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co