Reperi Stresi ka reaguar sërish nga arratia lidhur me akuzat për përfshirje në sherrin e ndodhur në Pejë. Përmes rrjeteve sociale, ai ka deklaruar se ndodhet rreth 300 km larg Tiranës dhe se gjendja e tij shëndetësore është e mirë.
Stresi theksoi se është i pafajshëm në lidhje me ngjarjen dhe se është i bashkëngjitur në këtë pozicion me Noizy-n dhe DJ Crax-in
Ai ka shprehur besimin se, pasi të përfundojë çështja, ata do të rikthehen me projekte të mëdha dhe ambicioze. Sipas tij , vendimi për ekstradimin e Noizy-t është absurd dhe e paarsyeshme, duke shtuar se ky proces do të përfundojë në Shqipëri.
Noizy, së bashku me mikun e tij Bahtjar Bajraktari, i njohur si DJ Crax, u arrestuan në Shëngjin nën akuzën se, bashkë me disa individë të tjerë, kanë dhunuar Muhamet Isenin, një personazh i njohur në TikTok, në një lokal në Pejë.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co