Bota

Balerina ruso-amerikane dënohet me 12 vjet burg për tradhti pasi dhuroi 50 dollarë për OJQ pro-ukrainase

balerina ruso amerikane denohet me 12 vjet burg per tradhti pasi dhuroi 50 dollare per ojq pro ukrainase
balerina ruso amerikane denohet me 12 vjet burg per tradhti pasi dhuroi 50 dollare per ojq pro ukrainase

Balerina Xenia Karelin u dënua nga një gjykatë në Rusi me 12 vjet burg për “tradhti” sepse dhuroi 50 dollarë për OJQ-në Razom në favor të Ukrainës. “Gjykata e shpall Ksenia Karelinën fajtore për tradhti dhe e dënon me 12 vjet burg”, shkruhej në vendimin e gjykatës në qytetin e Yekaterinenburgut.

Vetë Karelin, e cila ka shtetësi të dyfishtë (ruse dhe amerikane) u deklarua fajtore për paratë që dha në shkurt 2022.

Prokurorët kishin kërkuar një dënim me 15 vjet burg për Karelin pasi ajo u akuzua për mbledhjen e parave për të blerë municion për ushtrinë ukrainase. Balerina, e cila punonte edhe në Los Anxhelos, u arrestua shkurtin e kaluar në Yekaterinburg teksa vizitonte të afërmit.

Dënimi i Karelin pasoi dekretin e Putinit prillin e kaluar, në të cilin presidenti rus rriti dënimin maksimal për tradhti nga 20 vjet deri në burgim të përjetshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts