Bota

Hamasi refuzoi propozimin e bërë në Doha, reagon Netanyahu: Po saboton përpjekjet për armëpushim

hamasi refuzoi propozimin e bere ne doha reagon netanyahu po saboton perpjekjet per armepushim





































Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, akuzoi të dielën Hamasin për sabotim të përpjekjeve për të arritur një marrëveshje armëpushimi në Gaza.

netanjahy

Shtetet e Bashkuara dhe ndërmjetësuesit e tjerë, Egjipti dhe Katari, thanë se ishin afër një marrëveshjeje pas bisedimeve në Doha, derisa zyrtarët izraelitë shprehën më pak optimizëm, raporton AP.

Por Hamasi, i cili nuk mori pjesë drejtpërdrejt në bisedime, akuzon Izraelin se ka shtuar kërkesa të reja në një propozim të mëparshëm që kishte mbështetjen e SHBA-së dhe për të cilin Hamasi kishte rënë dakord në parim.

Propozimi në zhvillim bën thirrje për një proces trefazor në të cilin Hamasi do të lirojë të gjithë pengjet e rrëmbyer gjatë sulmit të tij të 7 tetorit, i cili shkaktoi luftën më vdekjeprurëse të zhvilluar midis palestinezëve dhe izraelitëve.

Në këmbim, Izraeli do të tërhiqte forcat e tij nga Gaza dhe do të lironte të burgosurit palestinezë.

Por Hamasi ka refuzuar kërkesat e fundit të Izraelit, të cilat përfshijnë një prani të qëndrueshme ushtarake përgjatë kufirit me Egjiptin për të kontrolluar palestinezët që ktheheshin në shtëpitë e tyre me qëllimin për të çrrënjosur militantët.

Hamasi ka kërkuar një tërheqje të plotë ushtarake izraelite, e cila ishte gjithashtu pjesë e të gjitha versioneve të mëparshme të propozimit të armëpushimit, sipas dokumenteve të ndara me AP-në që u verifikuan nga zyrtarët e përfshirë në negociata.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts