Ylli i kinemasë, Christian Bale u pa sot të fillonte një projekt të ri që po e ndjek prej 16 vitesh, atë të ndërtimit të një duzinë shtëpish dhe të një qendre komunitare në kontenë e Los Anxhelesit, sipas AP.
Fituesi i çmimit Oscar u pa me lopatë në dorë përkrah politikanëve dhe donatorëve vendas në qytetin Palmdale, 80 kilometra në veri të Los Anxhelesit.
“Unë do t’i kisha bërë të gjitha nëse do të isha vetëm unë këtu”, tha Bale për Associated Press.
Bale me origjinë britanike ka jetuar në Kaliforni që nga fillimi i viteve 1990 dhe u përpoq të ndërtonte komunitetin pasi dëgjoi për numrin e madh të fëmijëve birësues në këtë konte.
”Nuk mendoja se do të zgjaste kaq shumë”, tha ai.
”Kisha një ide shumë naive për të marrë një copë tokë dhe më pas, për të sjellë fëmijët dhe vëllezërit dhe motrat që jetonin së bashku dhe për të kënduar këngë si familja Von Trapp në ‘The Sound of Music”, thekson aktori.
Të 12 shtëpitë do të përfundojnë në prill 2025.
”Është diçka që është tepër e kënaqshme për mua dhe dua të jem i përfshirë në çdo hap”, tha Bale.
50-vjeçari Bale, i cili filloi të aktrojë si fëmijë në filma duke përfshirë “Empire of the Sun” të Steven Spielberg dhe muzikalin e Disney “Newsies”, fitoi një Oscar për aktorin më të mirë dytësor për “The Fighter” të vitit 2010.
Ai ka luajtur gjithashtu në “American Psycho”, “Vice” dhe “Ford v Ferrari”.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co