Lifestyle

Rikthehet “I Am Georgina”: Rodriguez duket fiks si Kim Kardashian në sezonin e tretë

rikthehet i am georgina rodriguez duket fiks si kim kardashian ne sezonin e trete
rikthehet i am georgina rodriguez duket fiks si kim kardashian ne sezonin e trete

SHBA

Pasi bëri bujë me dy sezonet e para të serialit të saj në Netflix “I Am Georgina”, partnerja e Cristiano Ronaldos po rikthehet në qendër të vëmendjes teksa po përgatitet për sezonin e tretë të shumëpritur.

Georgina Rodriguez, e njohur për stilin e jetës së saj magjepsëse, ngacmoi miliona ndjekësit në Instagram me një klip të shkurtër, ku u shfaq e veshur me një fustan të artë. Ndonëse ajo nuk tregoi datën e saktë të publikimit, të gjithë po presin për sezonin 3.

Përmbajtja e sezonit të ardhshëm është ende një mister, por ka shumë spekulime. Duke pasur parasysh jetën e saj në Arabinë Saudite me Ronaldon, fansat mendojnë se aventurat e saj në Lindjen e Mesme do të jenë një fokus kryesor.

Edhe look-u i ri i Georgina-s po bën bujë. Flokët dhe fustani i saj i artë nxitën krahasimet me Kim Kardashian.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts