Parlamenti iranian dha të mërkurën një votëbesimi për të emëruarit ministra të presidentit të sapozgjedhur Masoud Pezeshkian.
Të 19 ministrat e propozuar nga Pezeshkian morën votëbesimin nga organi më i lartë legjislativ i vendit, duke hapur rrugën për formimin e kabinetit të ri.
Pezeshkian, një ish-deputet reformist dhe ministër i shëndetësisë, mundi kundërshtarin e tij konservator Saeed Jalili në një balotazh më 6 korrik, duke shënuar një rikthim të rëndësishëm për fraksionin reformator.
Presidenti 69-vjeçar u betua zyrtarisht më 31 korrik, në prani të zyrtarëve të lartë të qeverisë dhe personaliteteve nga të paktën 70 vende.
Mes ministrave të miratuar është Abbas Araghchi, i cili do të shërbejë si ministër i jashtëm.
Araghchi, i cili shërbeu si zëvendësministër i jashtëm gjatë qeverisë së Hassan Rouhani, do të pasojë Hossein Amir-Abdollahian, i cili u vra në një aksident avioni më 19 maj.
Në aksident mbetën të vrarë edhe presidenti Ebrahim Raisi dhe zyrtarë të tjerë të lartë.
Pezeshkian kishte paraqitur kandidaturat e tij për ministra në parlamentin e dominuar nga konservatorët 10 ditë më parë, gjë që u pasua nga diskutime intensive në të cilat të nominuarit prezantuan planet e tyre.
Presidenti doli gjithashtu para ligjvënësve për të mbrojtur zgjedhjet e tij ministrore.
Përpara votimit të së mërkurës, Pezeshkian u bëri një thirrje pasionante ligjvënësve që të miratonin të nominuarit e tij, shumica prej tyre reformistë, duke kërkuar “kohezionin dhe unitet”.
Ai theksoi se të gjitha fraksionet politike në vend duhet të “bashkojnë duart” dhe “të lënë mënjanë dallimet e së kaluarës”, duke shtuar se situata aktuale është më sfiduese se lufta e Iranit me Irakun në vitet 1980.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co