Shkaku i vdekjes së Richard Simmons është zbuluar një muaj pasi ai u gjet i vdekur në shtëpinë e tij.
Zyra e ekzaminuesit mjekësor të Los Anxhelosit i tha vëllait të Simmons, Lenny, se gjimnasti legjendar vdiq nga “komplikimet nga rrëzimet e fundit dhe një problem me zemrën”, tha zëdhënësi i familjes Tom Estey për Page Six të mërkurën.
Richard Simmons’ Cause of Death Revealed
The fitness guru’s brother shares what L.A. coroner told him led to an “accidental” death: https://t.co/id1lXYKhd9 pic.twitter.com/enap9DtkiC
— Rolling Stone (@RollingStone) August 21, 2024
“Raporti i toksikologjisë ishte negativ me përjashtim të barnave me recetë që Richard përdorte,” tha zëdhënësi, duke vënë në dukje gjithashtu se mënyra e vdekjes u cilësua si “aksident”.
Ai përfundoi: “Familja dëshiron t’i falënderojë të gjithë për dashurinë dhe mbështetjen e tyre gjatë kësaj kohe të humbjes së madhe” .
Më 13 korrik, policia i tha TMZ se Simmons kishte rënë në banjën e tij një natë më parë dhe se punonjësja e tij e gjeti atë të nesërmen në mëngjes rreth orës 10:00.
Gjimnasti i njohur, i cili fitoi famë në vitet ’80 dhe ’90, thuhet se u shpall i vdekur në vendngjarje. Ai ishte 76 vjeç.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co