Lifestyle

Hailey dhe Justin Bieber bëhen prindër për herë të parë, zbulojnë emrin e fëmijës

hailey dhe justin bieber behen prinder per here te pare zbulojne emrin e femijes
hailey dhe justin bieber behen prinder per here te pare zbulojne emrin e femijes

SHBA

Justin dhe Hailey Bieber janë bërë prindër për herë të parë. Lajmin e ëmbël e ka dhënë vetë këngëtari nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Justin Bieber ka publikuar një foto të këmbës së vogëlushit të tij, ku në mbishkrimin e këtij postimi zbulon edhe emrin që çifit i kanë vënë.

“Mirë se erdhe në shtëpi Jack Blues Bieber”, ka shkruar këngëtari. Po ashtu edhe Hailey Bieber ripostoi foton në një histori në llogarinë e saj.

Çifti njoftoi lajmin e lumtur të shtatzënisë së Hailey Bieber në Instagram në fillim të majit, duke shpërndarë një video dhe foto nga një sesion fotografik profesional në të cilin ata duket se kanë rinovuar betimet e dasmës.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts