Bota

Humbja ekonomike e shkaktuar nga zjarret në Sao Paulo të Brazilit arrin në 182 milionë dollarë

humbja ekonomike e shkaktuar nga zjarret ne sao paulo te brazilit arrin ne 182 milione dollare
humbja ekonomike e shkaktuar nga zjarret ne sao paulo te brazilit arrin ne 182 milione dollare

Humbja ekonomike e shkaktuar nga zjarret në shtetin juglindor të Sao Paulos të Brazilit arriti deri në 1 miliard real (182 milionë dollarë amerikanë) brenda vetëm tre ditëve, tha guvernatori rajonal Tarcisio de Freitas.

Në një intervistë për kanalin brazilian GloboNews, guvernatori tha se zjarret kanë shkaktuar një alarm maksimal në më shumë se 50 qytete, duke përfshirë qendrat kryesore bujqësore si Ribeirao Preto, ku zjarret tani janë vënë nën kontroll.

Të paktën katër qytete pezulluan mësimet të hënën për shkak të nevojës për të pastruar hirin e rëndë nga zona, shtoi ai.

“Është e vështirë të vlerësohen humbjet, por vlerësojmë se ato arrijnë në 1 miliard realë”, tha guvernatori.

“Ajo që ndodhi pati një efekt shkatërrues në agrobiznes, diçka shumë e trishtueshme, prandaj ne do të mbështesim agrobiznesin…për t’i dhënë një dorë, pasi e dimë rëndësinë e agrobiznesit për ekonominë tonë,” shtoi ai.

Rreth 2,316 zjarre kanë shpërthyer ditët e fundit, duke shkaktuar frikë dhe shqetësim tek banorët në shtet.

Sipas Institutit Kombëtar për Kërkimet Hapësinore, kjo shifër është pothuajse shtatë herë më e lartë se zjarret e regjistruara në gusht të vitit të kaluar.

Presidenti i Brazilit Luiz Inacio Lula da Silva të dielën denoncoi zjarret si të qëllimshme, duke bërë që Policia Federale të nisë një hetim për krimet mjedisore.

(A.A/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts