Njësitë ruse të mbrojtjes ajrore rrëzuan 12 mjete ajrore pa pilot të Ukrainës të nisura gjatë natës kundër rajoneve të Rastov dhe Varonezh, njoftuan agjencitë ruse të lajmeve, duke cituar një deklaratë nga Ministria e Mbrojtjes në Moskë.
Më herët, kanalet ruse në platformën Telegram raportuan se dronët ukrainas shkaktuan një zjarr në tanke në objektin e magazinimit të karburantit Glubakinskaya, në rajonin Rastov.
Guvernatori rajonal Vassily Golubev njoftoi, gjithashtu përmes Telegramit, se katër mjete ajrore pa pilotë u rrëzuan, pa përmendur një sulm në objektin e magazinimit të karburantit. Kanali Baza, që besohet të jetë i lidhur me shërbimet ruse të sigurisë, raportoi se të paktën tre tanke ishin djegur. Deri më tani nuk ka asnjë koment nga pala ukrainase.
Një tjetër depo e karburantit në të njëjtin rajon, në rajonin e Praletarsk, është ende duke u djegur 10 ditë pasi u sulmua, sipas burimeve ruse. Autoritetet ruse shpesh i janë shmangur zbulimit të masës së plotë të dëmit të shkaktuar nga sulmet ukrainase në mes të luftës tridhjetë mujore.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co