Sport

E zyrtarizon klubi, lojtari shqiptar firmos sërish në Kroaci

e zyrtarizon klubi lojtari shqiptar firmos serish ne kroaci
e zyrtarizon klubi lojtari shqiptar firmos serish ne kroaci

Lirim Kastrati është larguar nga skuadra e MOL Fehervar, për t’u transferuar në formë huazimi te skuadra e Lokomotivës së Zagrebit. Lajmi është dhënë nga klubi kroat, me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Lirim Kastrati është përsëri LOKOS! Pas 3 vitesh e 6 muajsh, Lirim Kastrati është rikthyer te NK Lokomotiv! Lirimi vjen te ne në formë huazimi nga hungarezët e Fehervar FC, deri në fund të sezonin aktual. Mirë se erdhe Lirim!” – Shkruan Lokomotiva e Zagrebit.

Sulmuesi 25-vjeçar ka luajtur më parë për Lokomotivën, ndërsa po në Kroaci ka mbajtur veshur edhe fanellën e Dinamos së Zagrebit. Gjithashtu, lojtari shqptar ka kontribuar edhe për Legian në Poloni.

Ndeshja e parë e Kastratit me fanellën e re që prej rikthimit mund të jetë ajo ndaj Rijeka-s në transfertë, takim ky i programuar të luhet me 17 shkurt.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts