Bota

Aksidenti i trefishtë në Përmet, policia jep detaje: 3 të miturit dhe nëna e tyre janë jashtë rrezikut për jetën

aksidenti i trefishte ne permet policia jep detaje 3 te miturit dhe nena e tyre jane jashte rrezikut per jeten





































Policia ka dhënë detaje lidhur me aksidentin e trefishtë pasditen e sotme në aksin  “Ura e Leklit-Këlcyrë, ku mbetën të plagosur pjesëtarët e një familjeje franceze, mes tyre dhe tre të mitur.

aksidenti permet

Mësohet se fëmijët dhe nëna e tyre janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Siç u raportua dhe më herët, dy automjete kane qenë me turistë të huaj, pjesëtarët e një familjeje franceze dhe pjesëtarët e një familje polake.

Nga rezultatet fillestare nga policia rrugore, bëhet e ditur se automjeti tip Ford ka goditur automjetin tip Volksvagen, i marre me qira nga familja franceze në Tiranë.

Më pas ka përfunduar me përplasjen me automjetin tip Mercedez Benz, drejtuar nga një banor i zonës.

Si pasojë e përplasjes u dëmtuan pjesëtaret e familjes franceze, 3 fëmijë dhe nëna e tyre te cilët u dërguan me urgjence në drejtim të Spitalit Rajonal të Gjirokastrës.

Burime bëjnë me dije se pjesëtarët e familjes polake pësuan gërvishtje të lehta.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Përmet/Informacion paraprak

Rreth orës 18:16 në aksin rrugor “Ura e Leklit-Këlcyrë”, automjeti me drejtues shtetasin polak K. S., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin francez M. B, dhe me automjetin me drejtues shtetasin A. K.

Si pasojë janë dëmtuar lehtë 3 fëmijë të mitur dhe 1 pasagjere në automjetin që drejtonte shtetasi francez, të cilët janë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts