SHBA
Ceremonia e ardhshme e Golden Globes do të prezantohet nga Nikki Glaser. Komediania e njohur do të prezantojë edicionin e 82-të që do të mbahet në janar.
“Jam shumë e emocionuar që do të prezantoj Golden Gloves. Është një nga netët e mia të preferuara të televizionit dhe tani kam një vend në rreshtin e parë (në fakt, më duhet të prezantoj nga skena). Golden Globes nuk është vetëm një natë e madhe për televizionin dhe filmin, por edhe për komedinë. Është një nga herët e pakta kur biznesi i spektaklit jo vetëm e lejon, por edhe e nxit ngacmimin (të paktën shpresoj). Është një detyrë emocionuese dhe sfiduese sepse është drejtpërdrejt, e paparashikueshme dhe përpara yjeve më të mëdhenj të Hollywood (që mund të dehen teksa janë ulur ngjitur me ish-in)”, shkroi ajo në një deklaratë.
Glaser shtoi se shpreson të vijojë traditën e shakave në monologun hapës, “edhe pse kjo mund ta përjashtojë”.
Glaser e ka treguar veten në zhanrin e “stand-up comedy” dhe është nominuar për Emmy. Ajo u konsiderua si komediania më e mirë në projektin e Netflix, “The Roast of Tom Brady”. Hera e fundit kur ceremonia e Golden Globes u konsiderua e suksesshme në aspektin e prezantimit ishte në vitin 2021 kur u drejtua nga Tina Fey dhe Amy Poehler.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co