Big Mama “goes big!” Këngëtarja do të performojë në ceremoninë e rëndësishme në Turqi

big mama goes big kengetarja do te performoje ne ceremonine e rendesishme ne turqi

TIRANE

Big Mama do të performojë në një nga eventet më të rëndësishme të filmit në Turqi. Këngëtarja nga Maqedonia e Veriut do të këndojë në Ceremoninë e Çmimeve të Filmit dhe Serialeve të TV Filmsan që do të mbahet për herë të parë në 49 vjet në mbrëmjen e 9 shtatorit.

Big Mama do të dhurojë një performancë të veçantë për Filmsan Foundation me zërin e saj të fuqishëm dhe mbresëlënës. Kjo mbrëmje do të bashkojë artistë vendas e të huaj, producentë, profesionistë të fushës dhe do të jetë një paradë yjesh.

Ceremonia e Çmimeve të Filmit dhe Serialeve të TV Filmsan është një ngjarje kulturore që ka impakt jo vetëm në Turqi, por edhe në arenën ndërkombëtare. Mbrëmja do të jetë një imazh për ata aqë kanë kontribuar në botën e kinemasë dhe serialit e njëkohësisht do të gostitë syrin e artdashësve.

  • foto galeri
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co